Zhegrova në ‘radarin’ e Milanit

17 prill 2022 | 17:32

Edon Zhegrova raportohet se ka përfunduar në radarin e Arsenalit.

Sipas “Sky Sports”, klubi nga Londra është duke e vëzhguar reprezentuesin e Kosovës.

Gjithashtu, mediumi i njohur britanik raportoi se Zhegrova mund t’i kushtojë “Topçinjve” 11 milionë funte, plus bonuset.

23-vjeçari është pjesë e Lille që nga janari i vitit 2022. Ai u transferua te kampioni në fuqi i Francës nga Baseli për 7 milionë euro.

Sulmuesi i Kosovës me skuadrën franceze ka bërë shtatë paraqitje në Ligue 1, ku ka regjistruar dy gola dhe një asistim. Edon Zhegrova me Lille ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…