Zhegrova në stol, Conceicao startues ndaj Milanit

05 tetor 2025 | 13:16

Edon Zhegrova do të jetë rezervist tek Juventusi edhe në derbin kundër Milanit, që luhet në mbrëmje.

Kjo ndeshje luhet në Torino prej orës 20:45.

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor ka konfirmuar se portugezi Sergio Conceica do të jetë startues, ndërsa Zhegrova në stol.

“Conceicao do të startojë sepse është lojtar i rëndësishëm. Zhegrova po punon mirë, ka problemet e tij me të cilat jemi duke punuar”, ka thënë Tudor.

“Ka qenë jashtë për një vit, po mundohet vazhdimisht dhe do të na ndihmojë”.

Zhegrova ka tri paraqitje tek Juventusi dhe të trija nga stoli, ndërsa është ftuar te Kosova për duelet e këtij muaji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e PDK-së, Ali…