
Zhegrova nënshkruan me Juventusin deri më 2030
01 shtator 2025
| 21:56
Ylli i kombëtares së Kosovës tashmë edhe zyrtarisht e ka kompletuar transferimin te Juventusi.
Pas kompletimit të testeve mjekësore, 26-vjeçari e ka nënshkruar kontratën me klubin e madh italian.
Kjo kontratë do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2030, me një pagë prej 2.5 milionë euro në vit. Juventusi e bleu Zhegrovën për një shumë prej 14.3 milionë eurosh, e cila mund të shkojë deri mbi 18 milionë euro me bonuse dhe pagesa shtesë.
Zhegrova ishte pjesë e Lillet që nga janari i vitit 2022, derisa më herët ka luajtur për Baselin e Genkun.