
Zhegrova pritet të jetë titullar ndaj Atalantas
Gjasat janë shumë të mëdha që Edon Zhegrova të jetë startues te Juventusi në ndeshjen e radhës në kampionatin italian.
Juventusi, të shtunën prej orës 18:00 e pret në shtëpi skuadrën e Atalantas në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
E pikërisht në këtë ndeshje, Zhegrova të luajë prej minutës së parë pasi trajneri Igor Tudor pritet të bëjë ndryshime në formacion.
Në fakt, Tudor do t’i pushojë disa prej sulmuesve që kanë pasur minutazhë më të madhe pasi shfaqën lodhje në ndeshjen e fundit ndaj Veronas, në të cilën Juventusi barazoi 1:1.
Zhegrova në këtë përballje ishte inkuadruar në minutën e 83-të për ta bërë debutimin e tij zyrtar në kampionat, ndërsa ditë më parë luajti edhe në Ligën e Kampionëve kur kishte ndikim në barazimin e Juventusit 4:4 ndaj Borussia Dortmundit.
Zhegrova këtë verë është transferuar te Juventusi, ekip që pas katër xhirove në kampionatit italian zë vendin e dytë në tabelë me 10 pikë të grumbulluara.