
Zhegrova raportohet se ka pranuar ofertën e Juventusit
I ndjekur për disa javë nga Olympic Marseille (OM), Edon Zhegrova duket se ka pranuar ofertën e Juventusit.
Klubi italian raportohet se ka arritur një marrëveshje kontraktuale me sulmuesin kosovar të krahut së fundmi.
Ndonëse OM kishte nisur negociatat për shërbimet e Zhegrovës, thuhet se Bianconeri tashmë kanë bindur kosovarin me një kontratë deri në vitin 2030, me një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurove, plus bonuset, sipas informatave të shpërndara nga gazetari i njohur sportiv, Nicolo Schira.
Klubi italian thuhet se tani është duke punuar për të gjetur gjuhën e përbashkët me Lillen.
Zhegrova, në rast të kalimit në Itali, do të ribashkohet me Jonathan David, i cili kaloi si agjent i lirë në fillim të dritares së transfereve dhe shënoi golin e parë me Juventusin të shtunën mbrëma.
Megjithatë, raportohet se OM ende nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Kosovës.