Zhegrova: Unë mund të ndryshoj lojën, tifozët janë të jashtëzakonshëm

04 prill 2023 | 13:08

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova ka lënë gjurmë në ndeshjen që Lille e fitoi ndaj Lorient. Zhegrova hyri në lojë tetë minuta pa përfunduar ndeshja dhe doli të ishte vendimtar me dy gola të shënuara.

“Edhe nëse hyn në lojë për pesë, dhjetë apo njëzetë minuta, duhet ta japësh më të mirën nga vetja çdo herë që trajneri ta jep rastin. Është po ashtu stil i lojës sime, sepse unë mund ta ndryshoj lojën. Këtë e bëra dhe jam mjaft i lumtur që ia sigurova tri pikë ekipit”, ka deklaruar Zhegrova në një intervistë me “le11hdf.fr”.

“Të jem i sinqertë, nuk kam ëndërruar ta bëja këtë, por doja ta jepja 100 për qindëshin nga vetja. Synim imi ishte ta ndihmoja ekipin dhe të shënoja gol. Pasi e bëra këtë, isha edhe më i motivuar, kështu që e shënova edhe golin e dytë”, ka shtuar Zhegrova.

Pas ndeshjes ylli i Kosovës shkoi afër tifozëve, duke kënduar së bashku me ata. E ai u shpreh krenar që ata thirrën emrin e tij. “Ata janë të jashtëzakonshëm. Ata e kënduar emrin tim, kjo më bën mjaft krenar. Gjithashtu, ata më thirrën dhe unë shkova. Jam mjaft i lumtur me mbështetjen e tyre. Ata më thanë faleminderit, ishin mjaft të lumtur. Unë gjithashtu ia dhashë fanellën time një vogëlushi. Ata më thanë faleminderit, ishin mjaft të lumtur. Unë gjithashtu ia dhashë fanellën time një vogëlushi”, ka pohuar Zhegrova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti Hashim Thaçi sapo ka përfunduar fjalën e tij para…