
Zhgënjen në pistë, por Hamiltoni i ka sjellë Ferrari rreth 70 milionë euro fitim në marketing
Sezoni 2025 i Ferrari e veçanërisht i Lewis Hamilton është zhgënjyes, që ka fituar vetëm garë sprint në Kinë. Më pas, asnjë podium këtë vit. Por, nëse në pistë gjërat shkojnë jo mirë, në marketing “kokëkuqja” ka qenë mjaft produktive.
Sipas vlerësimeve të kryera nga mediat italiane, “efekti Hamilton” në të ardhurat e Ferrari është afërsisht 70 milionë euro më i lartë se xhiroja e saj e vitit 2025. Kjo shifër mund të kishte qenë edhe më e lartë nëse rezultatet do të ishin më të mira.
Në mënyrë specifike, nga janari deri në qershor, të ardhurat u rritën nga 313 milionë euro (kjo shifër është për të njëjtën periudhë në vitin 2024) në 396 milionë euro, falë të ardhurave më të larta nga partneritetet e reja dhe rritjes së bonuseve nga përfundimi më i mirë në Formula 1.
Vendi i dytë sezonin e kaluar në botërorin për konstruktorë vlen midis 30 dhe 40 milionë euro në rritjen e të ardhurave prej 83 milionë eurosh. Marrëveshjet e reja të sponsorizimit “mbulojnë” të ardhurat e mbetura, duke arritur në 40-50 milionë euro, një fitim edhe falë marrëveshjes me Hamilton. Pjesa e mbetur prej 20-30 milionë eurosh e nevojshme për të plotësuar të ardhurat e vlerësuara prej 70 milionë eurosh për Ferrari në vitin 2025 falë Hamilton vjen nga shfrytëzimi i markës në licencim, tregtim dhe modë.