Zhijovin Nesiq dënohet me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës

17 qershor 2025 | 11:20

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Zhivojin Nesiq, duke e dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë, saktësisht për dhunim seksual ndaj një viktime.

Nesiq është fajtor se në bashkëkryerje me pjesëtarë të panjohur të forcave serbe, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Gjykatësja Namani-Hajra, ka thënë se në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 5 mars 2024.

Me aktvendim të veçantë, të akuzuarit është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Dënimi me burgim, të akuzuarit Nesiq do t’i ekzekutohet kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. /Betimi për Drejtësi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka…