
Zhvillim i papritur | Takim mes Iranit dhe liderave të BE-së në Gjenevë
18 qershor 2025
| 22:19
Zyrtarët evropianë do të takohen me diplomatët iranianë në Gjenevë të premten, raporton Reuters, duke cituar një burim diplomatik gjerman.
Ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë, si dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas, do t’u bashkohen bisedimeve bërthamore me diplomatët iranianë.
Prej nisjes së konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, liderat e Bashkimit Europian vazhdimisht kanë bërë thirrje për ndalimin e sulmeve dhe rikthimin në tyrezën e bisedimeve.