“Zhvillim i rëndësishëm” | Ukraina lëshon breshëri raketash balistike drejt Rusisë
Ushtria e Ukrainës njoftoi se ka sulmuar objektiva ushtarake në Rusi me raketa ATACMS të furnizuara nga SHBA-ja, duke e quajtur këtë një “zhvillim të rëndësishëm”.
Ukraina nuk ka deklaruar më parë hapur se përdor sistemet e raketave balistike të furnizuara nga SHBA-ja në objektiva brenda Rusisë, megjithëse kufizimi për ta bërë këtë u hoq nga administrata në largim e Biden një vit më parë.
“Përdorimi i aftësive të sulmit me rreze të gjatë veprimi, duke përfshirë sisteme të tilla si ATACMS, do të vazhdojë”, tha shtabi i përgjithshëm ushtarak në një deklaratë të martën.
Kievi mori sistemet në vitin 2023, por fillimisht ishte i kufizuar në përdorimin e tyre vetëm në territoret e veta, gati një e pesta e të cilave janë të pushtuara nga Rusia.
Joe Biden, i cili ishte president i SHBA-së në atë kohë, i hoqi këto kufizime në nëntor 2024, një veprim i cili fillimisht u kritikua nga pasardhësi i tij Donald Trump.
Ukraina ka kërkuar raketa Tomahawk të prodhuara në SHBA që kanë një rreze veprimi prej 2,500 km (1,550 milje), duke thënë se këto do të ndihmojnë në sjelljen e Rusisë në tryezën e negociatave.
Edhe pse fillimisht Trump e mendoi idenë e shitjes së tyre te Kievi, në nëntor ai tha se “nuk po e merrte në konsideratë” këtë veprim.



