
Zhvillime dramatike, Cali nga burgu i lutet Kosovës për ndihmë
28 shtator 2025
| 08:07
Salih Mustfa, Cali, pritet të transferohet nga Haga, në një burg në Belgjikë.
Kështu u bë e ditur nga gazetarja Rina Mujku gjatë emisionit të mbrëmshëm të “Info Magazine” në Klan Kosova.
“Ende nuk ka ndonjë konfirmim nëse Salih Mustafa do të transferohet së shpejti nga Dhomat e Specializuara, dhe do t’i duhet të udhëtojë sërish për në Hagë, varësisht a ka seanca të tjera për rastin dhe çështjet e tjera që lidhen me të”, u shpreh Mujku, transmeton Klankosova.tv.
Gazetarja tutje bëri të ditur se Cali në njëfarë mënyre po kërkon borxh nga Qeveria e Kosovës, për të paguar mjetet financiare, të cilat sipas Mujkut, i janë rritur me kamatë prej 8%.
Për më shumë detaje, ndiqni videon e mëposhtme: