Zhvillime interesante në Mitrovicë: Afërdita Hajrizi dorëzon dorëheqjen, 1 votë më pak për qeverisjen e Pecit

09 shkurt 2026 | 07:14

Burime të “Jepi zë”, të afërta me GUXO-n, bëjnë të ditur se asambleistja dhe bartësja e listës së GUXO-s në Mitrovicë, Afërdita Hajrizi, ka dorëzuar dorëheqjen e saj. Sipas këtyre burimeve, dokumenti i dorëheqjes ekziston, është i protokolluar dhe është dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përveç nëse tentohet tërheqja e tij.

Po sipas burimeve, dorëheqja është bërë më herët, pa u kalkuluar mundësia e prishjes së koalicionit mes GUXO-s dhe LDK-së.

Hajrizi pritet të zgjidhet deputete e Kuvendit të Kosovës, pasi gjendet në listën e pritjes, me lirimin e ndonjë vendi nga ndonjë deputete që emërohet në kabinetin qeveritar.

Në mbledhjen e Kuvendit të Mitrovicës, e cila pritet të mbahet të martën, fillimisht pritet të zëvendësohen Lavdim Zeneli me Arian Tahirin dhe Bajram Istrefi me Naser Mujën, ndërsa dorëheqja e Afërdita Hajrizit do të procedohet në KQZ për miratim. Kjo nënkupton minus një votë të pushtetit në Kuvend, ndërsa në seancën pasuese ajo do të zëvendësohet me asambleistin e radhës nga GUXO.

Ndryshe, për të martën është paralajmëruar edhe mundësia e shkarkimit të Safet Kamberit, pas prishjes së koalicionit Guxo-LDK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 3.2 ka goditur Kosovën sot, rreth…