Zhvillimet me dinarin dhe zyrat paralele serbe në Kosovë, Vuçiqi kërkon mbështetje nga Kina

06 shkurt 2024 | 17:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ,i ka shkruar presidentit kinez, Xi Jinping për ta “informuar” në lidhje me zhvillimet në rajonet e banuara me shumicë serbe në Kosovë për çfarë edhe ka njoftuar ditëve të fundit se do t’ju drejtohet për mbështetjen e Kinës dhe Federatës Ruse për të thirrur një “seancë emergjente” të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas mediumit serb“N1”, letra e Vuçiqit drejtuar presidentit kinez është përcjellë përmes ambasadorit kinez në Beograd, Li Ming.

“Një takim i mrekullueshëm me ambasadorin e Serbisë, Li Ming. Ia tregova një letër që do t’ia dërgoj presidentit Xi për situatën në Kosovë”, citohet të këtë thënë ai.

Ai citohet të ketë thënë se e ka falënderuar ambasadorin për reagimin “e fortë” të Kinës pas “veprimeve të papërgjegjshme” të Kosovës; kjo referuar rregullores së re të BQK-së që ndalon qarkullimin e dinarit si dhe mbylljen e disa prej zyrave paralele serbe që funksionojnë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fermerët në Spanjë u janë bashkuar homologëve të tyre evropianë…