Zhvillimet politike, Basha mbledh Kryesinë e PD-së

19 dhjetor 2019 | 16:25

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të kësaj partie.

Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë situata aktuale politike në Shqipëri dhe vjen vetëm 1 ditë pasi Kuvendi ka miratuar paketën anti-shpifje, por edhe pas dënimit të ish-deputetit Ervin Salianji.

Në mbledhje pritet të diskutohet edhe për propozimin e opozitës parlamentare në Komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore, për të ndryshuar sistemin në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Deri më tani, grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore, ende nuk ka diskutuar për çështjen e sistemit elektoral. Partitë aleate të demokratëve kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme kthimin tek listat e hapura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësitet policore të stacionit veriu në Prishtinë kanë arrestuar një…