Ziadin Sela: E kemi obligim moral ta mbështesim Blerim Rekën për president (Video)

28 shkurt 2019 | 16:06

Opozita shqiptare do të mbështesë ish-ambasadorin Blerim Reka, si kandidat i pavarur për president të Maqedonisë së Veriut.

Reka i cili ka njoftuar për shpalljen e kandidaturës së tij, do ta ketë mbështetjen e Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët (ASh) për grumbullimin e nënshkrimeve të nevojshme për kandidaturë.

Lideri i ASh-së, Ziadin Sela, ka thënë se marrëveshja me opozitën ka për qëllim që shqiptarët të mos i bëjnë thjeshtë votues, por vendimmarrës.

Partnerët e koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI janë duke e mbajtur të fshehur emrin e kandidatit të përbashkët për të cilin mbrëmë janë pajtuar Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti. / Alsat-M/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS ka ndërtuar mesditën e të enjtes foletë e lejlekëve…