Ziadin Sela flet për ftesën e Ali Ahmetit

12 gusht 2020 | 09:08

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit të realizuar me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, ka folur në lidhje me ftesën e Ali Ahmetit për takim të liderëve shqiptarë. Ai tha se tryeza ka simbolikën e simbolikave të barabarta të të gjithë atyre që ulen dhe, sipas Selës, ajo që deklaroi Ahemtit ishte nënvlerësuese ndaj vetë instrumentit politik.

Sela ka shtuar se në momentet më të rëndësishme kur ka qenë e nevojshme të ulet në tavolinë me liderët shqiptarë kjo nuk ka ndodhur. Sela ka thënë se tryeza politike ka për qëllim strategjinë politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në plane më afatgjate. Moment si ky ka qenë ndryshimi i Kushtetutës dhe nëse kjo do të funksiononte gjuha shqipe në Kushtetutë do të ishte gjuhë shqipe dhe jo gjuhë që e flasin 20% të popullësisë.

“Ne kishim një takim të zakonshëm me Gashin. Natyrisht që ne e çmojmë instrumentin politik që është tryeza e përbashkët e partive politike dhe si i tillë është i rëndësishëm. Ky instrument politik do të duhej të ishte i shtrenjtë dhe i çmueshëm për shqiptarët dhe jo pjesë e kalkulimeve politike të dikujt. Do të informoheni në lidhje me këtë çështje ditën e nesërme. Ne e respektojmë një instrument të tillë dhe nuk e llogarisim të mos bie objekt i rrjeteve sociale”, deklaroi Sela.

Në lidhje me deklaratën e Ahmetit, ku ai i quan partitë e tjera politike të vogla, Sela ka theksuar: “Aty shihet vogëlsia e tij. Aleanca për Shqiptarët edhe Alternativa nuk mund të cilësohen me këto cilësime. E dëgjova që e pat këtë edhe në kontekstin e tryezës dhe më vjen keq që në pyetjen e drejtuar nga gazetarët ai nënvlerësoi edhe tryezën duke e quajtur si thirrje nën presion, nuk e di kush i ka bërë presion, në qoftë se e ka pasur fjalën për ndonjë parti tjetër të vogël nuk e di, do të duhet vet të prononcohet”, ka thënë Sela pas takimit me Gashin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë Maliq Hoti, pjesëtar i Policisë së Kosovës…