
Zidane: Atletico është favorit, por ne synojmë mbrojtjen e titullit
11 dhjetor 2020
| 17:55
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane në konferencë për media para derbit me Atletico Madridin ka thënë se Atletico është favorit për të fituar La Ligën.
“Ata janë shumë favorit, natyrisht. Ne i njohim ata shumë mirë, si gjithmonë”, ka thënë Zidane. “Ne duam të tregojmë gjithmonë se çfarë ekipi jemi, pa menduar nëse do ta fitojmë La Ligën apo jo. Duam të fitojmë gjithmonë, sa herë që luajmë, po ashtu jemi kampion të La Ligës vitin e kaluar dhe natyrisht që duam ta mbrojmë titullin. Do të luftojmë deri në fund për këtë”, ka shtuar Zidane.