
Zidane: Benzema është sulmuesi më i mirë francez
16 dhjetor 2020
| 13:56
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i kënaqur me paraqitjen e sulmuesit Karim Benzema në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos (3-1).
Benzema në këtë ndeshje realizoi dy gola. Zidane ka thënë se sulmuesi në fjalë është sulmuesi më i mirë francez në histori.
“Për mua Benzema është sulmuesi më i mirë në histori dhe këtë ai e dëshmon, më shumë se 500 ndeshje për Realin, gola, rekordet flasin vetë. Për mua është më i miri, kjo është e qartë”, ka thënë Zidane.