Zidane e krahason Benzeman me Ronaldon

07 nëntor 2019 | 22:23

Trajneri Zinedine Zidane beson se Karim Benzema renditet në nivelin e njëjtë me Cristiano Ronaldon në historinë e Real Madridit.

Sulmuesi francez shënoi dy herë në fitoren 6-0 të “Los Blancos” ndaj Galatasarayt të mërkurën, për ta arritur shifrën e 50 golave me Realin në Ligën e Kampionëve.

“Numrat e tij flasin vetë. Ata që pëlqejnë futbollin e dinë që ai është një lojtar me cilësi. Është i rëndësishëm për ekipin, për sulmin bën shumë gjëra të mirë. E vetmja gjë që ka ndryshuar që kur Ronaldo na la për Juventusin është që Karimi është më i pjekur”, ka thënë Zidane. “Jam shumë i lumtur për Karimin. Është e vërtetë se ai ka kapërcyer një legjendë të këtij klubi si Alfredo di Stefano duke shënuar golin e tij të 50 në Ligën e Kampionëve. Tani është si Cristiano Ronaldo në historinë e këtij klubi”, ka shtuar Zidane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,…