Zidane: Gara për titull është e hapur

01 mars 2021 | 11:42

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, para ndeshjes ndaj Real Sociedadit ka thënë se kundërshtari i radhës ka një skuadër të mirë. Më pas francezi foli edhe për titullin në La Liga, duke thënë se gara është e hapur. “Real Sociedadi është një skuadër e shkëlqyer.

Ai di se si të luajë. Titulli i La Ligas është i hapur. Ka shumë pikë për të marrë. Ne duhet të marrim maksimumin e pikëve”, ka thënë Zidane.

“Në koncentrohemi vetëm në ndeshjen e ardhshme, ditë pas dite, pastaj shohim ku jemi. Jemi duke i rikthyer lojtarët. E rëndësishme është që grupi të jetë në harmoni. Edhe më parë ishim mirë, por që nga ndeshja me Huescan jemi më mirë”, ka shtuar Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minatorët e Stan Tërgut dhe ata të Artanës, kanë hyrë…