Zidane infektohet me Covid

22 janar 2021 | 13:38

Lajm i keq për Realin e Madridit, Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi madrilen ku nëpërmjet një komunikate në sajtin e saj zyrtar i ka bërë të ditur opinionit publik se tekniku francez është infektuar nga Covid-19.

“Real Madrid komunikon se trajneri, Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv me Covid-19”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen.

Nuk dihet ende se ku është infektuar Zidane, por skuadra “merengues” do t’i nënshtrohet kontrollit të tamponëve pas infektimit të teknikut të tyre.

Vlen të theksohet se madrilenjëve nuk i ndahen problemet pas paraqitjeve të dobëta dhe pas eliminimin në Kupën e Mbretit, tani Realit i shtohet dhe infektimi i “timonierit” të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, ka thënë se vendimet e…