Zidane: Kualifikimin e siguroi në ndeshjen kthyese

28 prill 2021 | 14:42

Real Madrid barazoi me Chelsean në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedin Zidane, që pranon vështirësitë, por është i sigurt për fitore në Londër.

“Ishim shumë mirë në pjesën e dytë, kishim më shumë rregull. E filluan ndeshjen fort dhe ishin shumë të shpejtë. Mendoj se rezultati ishte i drejtë. Më pas e kontrolluam mirë. Jemi gjallë, shkojmë në ndeshjen e dytë si të barabartë. Në përgjithësi jam i kënaqur. Kishim përpara një skuadër që s’kishte pësuar gol në 16 ndeshjet e fundit. Kjo tregon shumë. Ata janë në gjysmëfinale me meritë. Ishte ndeshje shumë e diskutueshme. Benzema pas ndeshjes i thashë diçka shumë personale, por ishte diçka pozitive. Militao bëri një ndeshje të mrekullueshme, si gjithë të tjerët”, ka thënë Zidane.

“Nuk është e lehtë, të luash çdo tre ditë ndeshje aq të komplikuara sa me Chelsean është diçka shumë e vështirë. Do shkojmë në Londër për të shënuar dhe për të fituar ndeshjen. Shpresoj ta kemi Ramos në ndeshjen e dytë, por nuk mund ta them me siguri”, ka shtuar Zidane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit do të organizojë katër dëgjime publike lidhur…