Zidane: Mbappe? Është lojtar i PSG-së

15 dhjetor 2019 | 19:58

Javë më parë Zinedine Zidane ishte në qendër të vëmendjes pasi kishte deklaruar se: “E dua Mbappen”.

Mirëpo tash trajneri i Realit ka heshtur, pas reagimeve të shumta që kishin ndodhur për shkak të asaj deklarate.

“Kylian është lojtar i PSG-së, s’do të komentoj gjëra që ndodhin atje. Kjo do të tregonte mungesë respekti. Për të tjerat, njerëzit janë të vetëdijshëm se e njoh mirë Mbappen, por më duhet të tregoj respekt”, ka thënë Zidane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka fituar thellë ndaj Arsenalit në Emirates në…