Zidane nuk e fsheh më: E kam synim ta drejtoj Francën

13 tetor 2025 | 12:16

Trajneri Zinedine Zidane e ka pranuar publikisht se ëndërron ta drejtojë kombëtaren e Francës. Zidane ende nuk është në stolin e ndonjë skuadre që kur dha dorëheqje nga Real Madridi nga viti 2021, ndërsa gjatë kësaj periudhe refuzoi Juventusin e Man Unitedin.

Në një intervistë për Gianluca di Marzion, Zidane e la të hapur mundësinë që të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, megjithatë aktualisht fokusi i tij mbetet Franca.

“Padyshim do të rikthehem si trajner. Juventus? Nuk e di pse nuk ndodhi. Ende i kam në zemër sepse më kanë dhënë shumë, nuk e di, por një ndër qëllimet e mia është ta drejtojë kombëtaren e Francës. Të shohim”, ka thënë Zidane.

Zidane përndryshe shihet si favoriti edhe te Federata Franceze, të cilët po kërkojnë zëvendësuesin e Didier Deschamps që ka informuar të gjithë se do të largohet pas Kupës së Botës 2026.

Gjatë dy periudhave te Real Madridi (2016-2018, pastaj 2019-2021), Zidane ka fituar 11 trofe, përfshirë tre herë radhazi Ligën e Kampionëve, dy tituj të La Liga-s, dy Superkupa të Spanjës, dy Superkupa Evropiane si dhe dy herë Kupën e Botës për klube.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një projekt banesor i ndërtuar me përkushtim për të ofruar…