Zidane “trazon ujërat”: Po rikthehem
Legjenda franceze dhe ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka zbuluar se rikthimi i tij si trajner do të ndodhë shumë shpejt. Zidane ka qenë në pushim që nga koha e tij e fundit me Madridin në vitin 2021.
Gjatë viteve, ai u lidh me disa pozicione menaxheriale, por asnjëra nuk u realizua. Mbetet të shihet nëse ai do të konsiderohet si kandidati kryesor për rolin e trajnerit të ekipit kombëtar të Francës, një pozicion me të cilin është lidhur shpesh.
Trajneri në detyrë, Didier Deschamps, nuk do ta rinovojë kontratën e tij pas Kupës së Botës FIFA 2026, kështu që “Les Bleus” duhet të rekrutojnë një trajner të klasit të lartë për të çuar përpara trashëgiminë e ekipit. Zidane, sigurisht, pyetet vazhdimisht se kur do të kthehet.
Dhe në një ndeshje bamirësie në Toulon, ai ka dhënë një aludim të vogël: “Do të ndodhë së shpejti, shumë shpejt”.
Heroi i Kupës së Botës 1998 nuk ka qenë kurrë më i hapur kur është pyetur për një rikthim të mundshëm si trajner, dhe ky rast nuk ishte ndryshe.
Ndryshe, gjatë dy periudhave të tij te Real Madridi – e vetmja skuadër që ai ka drejtuar në karrierën e tij të shkurtër, Zidane ka udhëhequr gjigantët spanjollë drejt tre titujve të Ligës së Kampionëve, dy titujve të La Ligës dhe disa trofeve tjerë.



