Ziyech, transferimi i parë nga Lampard 

13 shkurt 2020 | 18:35

Hakim Ziyech pritet të jetë goditja e parë në merkato e Frank Lampardit, që nga momenti që ish-mesfushori ka marrë drejtimin e Chelseat.

Një fakt të tillë duket se e ka konfirmuar edhe trajneri aktual i marokenit, Erik ten Hag. Tekniku i Ajaksit ka konfirmuar në një farë mënyre se talenti Ziyech do të transferohet te Chelsea në përfundim të këtij sezoni. Më herët mediat holandeze kishin shkruar për një marrëveshje mes dy klubeve mbi bazën e 37.8 milionë paundëve për kalimin e 26-vjeçarit në Premierë Ligë në merkaton e verës.

Hakim Ziyech ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 21 asistime në të gjitha kompeticionet në këtë sezon, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Ajaksit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjilanit e ka prezantuar të enjten Adenis Shalën.…