Zjarr masiv në Devoll, flakët shkojnë drejt Kapshticës

21 korrik 2025 | 08:05

Zjarri i përhapur gjatë natës në fshatin Verrnik, në drejtim të zonës kufitare dhe territorit grek, ka përfshirë një sipërfaqe të mëdha toke.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar gjatë natës, forcat zjarrfikëse të shërbimit pyjor, gjithashtu edhe vullnetarë.

Autoritetet njoftojnë se janë dakorduar edhe me palën greke në rastin se do të duhet ndihma e tyre që të ndërhyjnë në pikën kufitare.

Zjarri masiv është përhapur shumë pranë postës dhe policisë së doganës së Kapshticës. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell ABC News, zjarrfikëse nga Devolli, Korça, Maliqi janë angazhuar për të mos lejuar më tej përhapjen e flakëve.

Edhe pse zjarri duket se ka marrë përmasa të mëdha i favorizuar edhe nga era e fortë.

Vënia në kontroll të plotë të flakëve është e vështirë jo vetëm për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit por edhe të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonë./abcnews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra nga Lituania ka triumfuar në FIBA 3x3 Challenger Prishtina…