Zjarr masiv në objektin kërkimor të Huawei në Kinë

26 shtator 2020 | 00:34

Një laborator kërkimi dhe zhvillimi i gjigantit kinez të teknologjisë Huawei Technologies në qytetin jugor të Dongguan u përfshi nga flakët, duke prodhuar re të mëdha tymi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një incident, pamjet e të cilit u kapën nga kamerat e vendasve, të cilët kanë publikuar pamjet në internet.

Pamjet tregojnë shtëllunga tymi që vijnë nga katet e fundit të ndërtesës dhe kryesisht errësojnë qiellin mbi objekt.

Zjarri u shua nga departamenti i shpëtimit nga zjarri i qytetit Dongguan, thonë autoritetet e qytetit, dhe nuk është raportuar për viktima.

Thuhet se Laboratori Dongguan kryesisht bën testimin për antenat 4G dhe 5G, si dhe hulumtimin e materialeve. h

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot ka kaluar mbi…