Zjarr në Ferizaj: Dëmtohen tri vetura, arrestohet 38 vjeçari

22 qershor 2025 | 20:33

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në rrugën “Brahim Ademi“, në Ferizaj.

Lidhur me rastin është arrestuar një 38 vjeçar me incialet A.D, si i dyshuar për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

I njëjti më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Për këtë ngjarjae detaje ka dhënë Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli tha se me këtë rast janë dëmtuar edhe tri vetura.

“Më 22.06.2025, rreth orës 17:10, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj është raportuar një zjarr. Në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe njësiti i zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit nga zjarri janë dëmtuar tri vetura, goma dhe pjesë plastike, me një dëm të vlerësuar rreth 1800 euro “, ka deklaruar Veseli

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamje të pazakonta kanë qarkulluar të shtunën në rrjete sociale:…