Zjarr në një ndërtesë në Indi, vdesin tetë persona

18 maj 2025 | 12:32

Të paktën tetë persona vdiqën dhe disa u lënduan nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë pranë monumentit historik “Charminar” në qytetin jugor të Hyderabad, njoftoi të dielën agjencia e lajmeve “Press Trust of India”.

Disa njerëz u gjetën pa ndjenja dhe u dërguan me urgjencë në spitale të ndryshme, sipas mediave lokale.

Sipas mediave, ndërtesa kishte një dyqan bizhuterish në nivelin e tokës dhe hapësirën e banimit sipër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e së dielës, rreth orës 05:07 dhe orës 05:16…