Zjarr në një port në Kroaci, shkatërrohen 22 barka

15 maj 2024 | 20:51

Një zjarr në një port në Kroacinë veriperëndimore të mërkurën herët shkatërroi 22 barka dhe shkaktoi dëme të mëdha, por jo të lënduar, njofton Associated Press, transmeton Reporteri.net.

Rreth rastit është duke u zhvilluar një hetim për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi zjarrin në portin në Medulin, një qytet i vogël në gadishullin Istrias që është i popullarizuar nga turistët në pjesën veriore të detit Adriatik.

Pamjet nga vendngjarja treguan barkat në port duke u djegur nga zjarri i furishëm. Mediat lokale thanë se disa pronarë u hodhën në det për të shpëtuar ndërsa zjarrfikësit nxituan të largojnë barkat ende të paprekura nga zjarri.

Zjarri është vënë nën kontroll. Autoritetet thanë se vendosën barriera në det për të ndaluar çdo dëmtim mjedisor.

Kroacia është një destinacion kryesor turistik evropian dhe një vend i preferuar për lundrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbledhjen e Komitetit…