
Zjarr pranë Uzinës së Armëve në Poliçan
10 gusht 2025
| 20:01
Një zjarr ka rënë sot në qytetin e Poliçanit, për të dytë herë brenda pak ditësh në të njëjtën zonë, në kodrat përreth Uzinës së Armëve.
Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Në vendngjarje, në ndihmë të zjarrfikësve të qytetit të Poliçanit, kanë shkuar 3 mjete dhe 15 zjarrfikës nga Berati, të cilët janë duke normalizuar situatën.
Në zonën e zjarrit në Poliçan, kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Flakët kanë përfshirë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B.