Zjarret në Kanada djegin mbi 2.2 milionë hektarë, evakuohen 31 mijë njerëz

05 qershor 2025 | 08:09

Më shumë se 31,000 njerëz u evakuuan në të gjithë Kanadanë dje, ndërsa zjarret shpërthyen në qytete dhe fshatra. Zyrtarët bënë të ditur se më shumë se 200 zjarre po digjen në të gjithë vendin.

Autoritete thonë se gjysma e zjarreve kanë dalë jashtë kontrollit, me flakët që kanë djegur më shumë se 2.2 milionë hektarë deri më tani.

Provincat e Saskaçevanit dhe Manitobës janë goditur më rëndë, pasi të dyja kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme kundër zjarreve ditët e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës,…