Zjarret shpërthejnë edhe në Greqi, të nxehtit përvëlues vazhdon

27 korrik 2025 | 16:20

Greqia po vazhdon të luftojë me zjarre të mëdha në të gjithë vendin mes një vale të fortë të nxehti, me temperatura ekstreme që pritet të vazhdojnë.

Temperaturat parashikohet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius këtë të diel, ndërsa zjarrfikësit përqendrojnë përpjekjet e tyre në dy zjarre të mëdha në ishujt e Kythira dhe Evia, shkruan BBC.

Zëdhënësi i zjarrfikësve Vasilios Vathrakoyannis tha se situata ishte përmirësuar pas një “beteje gjithë natën”, por paralajmëroi se rreziku i zjarreve të reja të dielën mbetet “jashtëzakonisht i madh”.

Ndërkohë, Turqia fqinje ka regjistruar temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë, ndërsa zjarret shpërthyen në disa rajone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër humbje jete në Sarandë që dyshohet se vjen…