Zjarrfikësit shpëtojnë gruan nga Podujeva, që ra në pusin 16 metra të thellë

09 gusht 2021 | 22:04

Rreth mesditës një grua nga Llausha e Podujevës ka rënë aksidentalisht në një pus, i cili ishte i thellë rreth 16 metra, por e mbushur me ujë rreth 10 metra.

Gruaja që ishte e moshës 60 vjeçare u nxjerr nga pusi e gjallë dhe pa lëndime trupore.

Familjarët i kanë thënë Klan Kosovës se rënia ka ndodhur aksidentalisht dhe nuk ka pasur ndonjë motiv tjetër.

Zjarrfikësit kanë treguar se i kanë mjetet adekuate për situata te tilla dhe kane arritur që me sukses ta nxjerrin 60 vjeçaren.

Ibush Salihu, Zjarrfikës në Podujevë ka treguan metodën që e kanë përdorur për ta nxjerr gruan nga puseta.

“Metoda profesionale që zbatohet në këso situata është që ne shkojmë me kamion me ujë, sepse bunari ka qenë 6 metra pa ujë, e mushim me ujë pusin, kur të vjen uji në nivelin e barabartë me tokë, paralel duhet me qenë dikush me personin që është aty edhe kur vjen afër e nxjerrim. Me këtë metodë vështirësitë janë më të vogla”, tha ai.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se rasti po trajtohet dhe se familjarët janë intervistuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Ramiz Kelmendi ka folur për aventurat e tij politike.…