
Zjarri ka përfshirë malet mbi Manastirin e Deçanit
23 mars 2019
| 16:50
KFOR-i me anë të kamionëve dhe helikopterëve është duke mbështetur zjarrëfikësit dhe Policinë e Kosovës për të fikur zjarrin që ka përfshirë malet mbi Manastirin e Deçanit.
“Zjarri nuk ka prekur asnjë zonë banimi dhe KFOR mbetet vigjilent për të ofruar ndihmë nëse është e nevojshme. KFOR-i është çdo herë i gatshëm të mbrojë të gjithë njerëzit në Kosovë”, është bërë me dije në njoftimin e KFOR-it në “Facebook”.