Zjarri në ETC Suharekë, Ramiz Kelmendi thotë se dëmi është mbi 3 milionë euro

19 janar 2025 | 11:59

Pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi, ka reaguar pas zjarrit në objektin e ETC-së në Suharekë.

Ai ka thënë se dëmi është mbi 3 milionë euro, por fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar.

“Të nderuar kolegë; sot, e diel 19.01.2025 në orët e hershme të mëngjesit (sikurse edhe herëve tjera), filloi zjarri në ETC Suharekë dhe atë duke filluar nga depo (sikur në të tre rastet). Fatmirësisht, nga kjo e keqe e madhe, dëme në njerëz nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, (mbi 3 milionë), ku sipërfaqja e objektit është rreth 10 mijë metra katror. Kam një pikëpyetje se si të mbrohem nga këto dëme në vazhdimësi, si ti përballoi emocionalisht si personale ashtu edhe në familje. Si ti përballoi dëmet financiare (e mira nga kjo fatkeqësi është se nuk ka dëme në njerëz, në të punësuarit). Mbetem me shpresë që organet e rendit dhe sigurisë të merren me këto raste, sepse duhet larguar dyshimet e qëllimta dhe ato të paqëllimta. Është për të ardhur keq papërgjegjësia, në tre rastet, e monitorimit vizual qendror me mbikëqyrje 24 orë, 2 persona në vazhdimësi – (ku shihet qartë në Kamera, zanafilla dhe mundësia për intervenim). Jam në pozitë të vështirë, se si të mos ndodhin më këto raste!”, ka shkruar Kelmendi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme…