Zjarri shpërthen edhe në një zonë malore në Mitrovicë

01 gusht 2021 | 23:57

Fshati Koshtovë e Vllahisë në komunën e Mitrovicës para pak çasteve është përfshirë nga zjarri.

Në pamjet të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet se zjarri ka shpërthyer në male dhe në toka bujqësore, shkruan “Reporteri”.

Po raportohet se zjarri po shpërndahet dhe mund të rrezikojë edhe fshatërat Cerajë e Bistricë.

Banorët po kërkojnë ndihmë në shuarjen e zjarrit me qëllim që mos të përhapet më shumë pasi pasojat mund të jenë të mëdha, sepse zjarri po ngjitet nëpër male.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operacioni i njësive të specializuara të FSK-së për lokalizimin e…