ZKA dhe UNDP diskutojnë mundësitë për forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit

25 qershor 2026 | 12:03

Zëvendësauditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, ndihmësauditorja e përgjithshme, Myrvete Gashi-Morina, drejtoresha e Departamentit për Çështje Juridike dhe Kundër Mashtrimeve, Minire Begaj-Balaj si dhe Udhëheqësja e Njësisë Kundër Mashtrimeve, Natyra Kasumaj-Ahmeti, pritën në takim përfaqësueset e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Marta K. Gazideda, udhëheqëse e Portofolit për Qeverisje të Mirë dhe Paqe dhe zëvendësekoordinatore e Programit, si dhe Fjolla Raifi-Luzha, menaxhere e projektit.

Takimi pati për qëllim diskutimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit “Luftimi i Korrupsionit dhe Krimit Financiar” me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit të ZKA-së përmes trajnimeve dhe programeve të certifikimit profesional në fushën e auditimit, çështjeve juridike dhe identifikimit të mashtrimeve.

Palët u dakorduan për avancimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit, me theks të veçantë në zbatimin e programit të certifikimit profesional.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes në të ardhmen, veçanërisht në fushën e digjitalizimit dhe zhvillimit të mëtejmë të kapaciteteve institucionale të ZKA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka…