ZKA-ja evidenton mangësi në procesin e licencimit, mbikëqyrjes dhe monitorimit të institucioneve parashkollore

11 shtator 2025 | 16:20

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka realizuar auditimin e performancës “Funksionimi, licencimi dhe mbikëqyrja e Institucioneve Parashkollore” për përiudhën 2022–2024.

Auditimi ka vlerësuar organizimin e procesit të edukimit në fëmijërinë e hershme, shfrytëzimin dhe zhvillimin e kapaciteteve si dhe mbikëqyrjen dhe monitorimin e institucioneve parashkollore.

Subjekt i këtij auditimi ishin Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), si dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë.

Rezultatet e auditimit tregojnë se pavarësisht iniciativave dhe përpjekjeve për të avancuar edukimin në fëmijërinë e hershme, sistemi aktual përballet me sfida. Ka mungesë të infrastrukturës ligjore sekondare, si dhe të mekanizmave funksional për monitorim dhe licencim.

MASHTI nuk ka arritur të vendosë një proces efektiv për funksionimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve parashkollore. Ministria nuk ka siguruar një proces të rregullt, të drejtë dhe të barabartë të licencimit të institucioneve parashkollore.

Në nivel lokal, përkundër disa përparimeve në ndërtimin e objekteve dhe monitorim të pjesshëm, mungesa e planeve zhvillimore, rregulloreve të funksionimit dhe përfshirjes së plotë të grupmoshave e pengon funksionimin e qëndrueshëm dhe cilësor të institucioneve parashkollore.

Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka deklaruar se proceset për funksionimin dhe licencimin e institucioneve parashkollore nuk janë efektive dhe nuk sigurojnë zhvillimin e duhur.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë tetë rekomandime për përmiresimet e nevojshme në nivelin e edukimit parashkollor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot gjatë ditës, kryeministri shqiptar Edi Rama në mbledhjen e…