ZKA-ja forcon kapacitetet profesionale përmes programit të trajnimeve
Gjatë muajve shtator dhe tetor 2025, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka realizuar me sukses programin gjithëpërfshirës të trajnimeve për forcimin e kapaciteteve profesionale të auditorëve dhe stafit mbështetës.
Programi përfshiu trajnimet për procesin e auditimit financiar dhe të pajtueshmërisë, auditimit të performancës, gjuhën e thjeshtë, Excel-in e avancuar si dhe përdorimin e softuerit IDEA.
Po ashtu, pjesëmarrësit janë trajnuar edhe në fusha që ndihmojnë forcimin e integritetit dhe etikës profesionale, përfshirë zbatimin efektiv të mekanizmit të sinjalizimit, Kodit të Etikës dhe konfliktit të interesit.
Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional, janë mbajtur edhe trajnime të sistemit SITA për junior, sesione mbi gjetjet nga rishikimi i cilësisë së angazhimit dhe vlerësimin e Njësisë për Auditim të Brendshëm dhe kërkesat e SNISA 610.



