ZKA-ja ka deponuar në 300 raste në Prokurori nga viti 2018 (video)

07 janar 2024 | 12:39

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në një intervistë për Ekonomia Online, ka konfirmuar se Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZKA) ka deponuar rreth 300 raste potenciale në Prokurori të Shtetit që nga viti 2018, prej tyre 51 raste me elemente potenciale të veprave penale.

Për këto raste ajo shtoi se nuk kanë evidencë se sa prej tyre janë në procese gjyqësore, pasi që sipas Spancës mekanizmi kthyes nga Prokurori i Shtetit nuk është funksional.

“Nga 2018 deri në 2022 në total kemi dërguar diku 300 raste më elemente potenciale të veprave penale tek prokurori i shtetit, vetëm për 2022 kemi dërguar 51 raste me elemente potenciale të veprave penale. Ne kemi lidhur një marrëveshje të bashkëpunimit më Prokurorin e Shtetit me qëllim që të marrin një informatë kthyese të shohim se ku janë rastet të cilat i kemi dërguar te Prokurori i Shtetit por që ende ky mekanizëm nuk është duke funksionuar si duhet dhe nuk kemi marruar informata kthyese”.

“…ne marrim informata kthyese nga gjykata themelore të regjionit jo në mënyrë të strukturuar, ka raste kur fillojnë hetimet apo ngritën aktakuzat që ne pastaj të ndërlidhemi më rezultatet tona të auditimit, por jo që i kemi të konfirmuara nga prokurori i shtetit që për X raste janë ngritur kaq aktakuza apo kanë pushuar hetimet”, tha Spanca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia franceze po heton Topin e Artë të shtatë të…