ZKA mori pjesë në punëtorinë ndërkombëtare për auditimin e performancës të mbajtur në Stokholm

23 shkurt 2026 | 14:35

Zëvendësauditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj dhe Ndihmësauditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi Morina, morën pjesë në “Punëtorinë për Menaxherët e auditimit të performancës” të organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë nga 16 – 20 shkurt 2026 në Stokholm.

Punëtoria mblodhi menaxherë dhe ekspertë të auditimit të performancës nga 19 Institucione Supreme të Auditimit nga vendet e ndryshme të botës. Aktiviteti pati për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e praktikave profesionale dhe udhëheqëse në fushën e lidershipit me theks në auditimet e performances.

Pjesëmarrësit trajtuan tema lidhur me rritjen e ndikimit të auditimit të performancës, përmirësimin e cilësisë së raporteve, përdorimin e metodave sasiore dhe cilësore, si dhe forcimin e lidershipit dhe menaxhimit në procesin e auditimit.

Në këtë kuadër, u diskutuan aspekte të rëndësishme të modeleve të lidershipit, sigurisë emocionale si dhe roli i inteligjencës artificiale, sfidat dhe mundësitë që ato sjellin për auditimin modern.

Gjithashtu pjesëmarrësit realizuan edhe një vizitë në ambientet e punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë për t’u njohur nga afër me praktikat dhe qasjen e saj në auditimin e performa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa ditë më parë, Shëndriti, Miri dhe Rogerti u përfshinë…