
Zogaj i LDK-së: LV-ja nuk i ka as numrat, as fuqinë politike
20 gusht 2025
| 14:56
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme.
Zogaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka as numra e as fuqi politike.
“Nuk i kanë numrat, as fuqinë politike! Maksimumi i tyre është 57 vota, larg nga 61 që u duhen për të kaluar tutje. Për këtë duhet marrëveshje politike, kompromis dhe vullnet. Ata nuk e kanë asnjërën. Janë të bllokuar në inate, në paaftësi dhe në mungesë lidershipi”, ka shkruar Zogaj në “Facebook”.