Zogaj: Kurti e përdori familjen Jashari për eliminimin e Vjosa Osmanit si opsion
26 shkurt 2026
| 12:58
Analisti Petrit Zogaj, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth çështjes së presidentit të ri.
Ai ka vlerësuar se Kurti e ka përdorur familjen Jashari për të eliminuar Vjosa Osmanin si opsion.
Zogaj ka shkruar në “Facebook” se kjo vërehet edhe nga deklarimi i fundit i Murat Jasharit.
“Kurti paska arritur me e përçarë edhe familjen Jashari. Në një moment, Murati, duket i mllefosur, po thotë: ‘ia kemi bo të qartë, ose, unë ia kam bo te qarte’. Pra, njëherë po flet në shumës, e pastaj po e ndryshon në veten e parë për refuzimin. Kurti e përdori familjen Jashari (sikurse nuk kishte emra specifik) për eliminimin e Vjosës si opsion”, ka shkruar Zogaj.



