Zogaj: Kuvendi nuk është konstituuar, Kushtetuesja do ta dëshmojë

04 shtator 2025 | 15:32

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar se Kosova është në një ngërç të ri politik, ngase sipas tij LV-së përmes kryetarëve të kuvendit të zgjedhur e të votuar e konsiderojnë që është konstituuar Kuvendi.

Zogaj ka thënë se ky është një interpretim i gabuar për arsye se pa u zgjedhur e tërë Kryesia e Kuvendit, nuk mund të konsiderohet i konstituuar Kuvendi.

Më tutje, ai ka thënë se aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese do të kërkojë nga deputetët që të kthehen prapë te pika e votimit të nënkryetarëve dhe të votohen në pako.

“Jemi pra në një pozicion dhe në një ngërç të ri politik, për arsye se partia fituese e zgjedhjeve përmes kryetarëve të kuvendit tashmë të zgjedhur e të votuar konsiderojnë që është konstituuar Kuvendi i Kosovës, por ky është një gabim dhe një interpretim i gabuar për arsye se pa u zgjedh krejt kryesia e kuvendit nuk mund të konsiderohet i konstituuar Kuvendi. Ne jemi të bindur si LDK se aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese do të kërkojë nga deputetët e kuvendit që të kthehemi prapë te pika e votimit të nënkryetarëve dhe nënkryetarët të votohen në pako, ashtu siç kanë qenë praktikat e mëparshme normalisht në një kompromis”, ka deklaruar Zogaj për “Tëvë1”.

Ndërkohë, sipas deputetit të LDK-së, ky vit është një vit i humbur për Kosovën dhe për ekonominë, duke akuzuar LVV-në për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në futboll, në pasditen e së enjtes…