
Zogaj: LV-ja, humbëse në respektin për Republikën e Kosovës
09 korrik 2025
| 12:54
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit të seancës së 44-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Zogaj me këtë rast tha se 44 herë u shkel vullneti i qytetarëve dhe Kushtetua e vendit.
“Ky është bilanci real i partisë fituese, por e cila në thelb është humbëse. Humbëse në përgjegjësi, në etikë, vullnet për bashkëpunim dhe respekt për Republikën e vendit”, tha Zogaj.
Ai në fillim të fjalimit të tij iu shprehu ngushëllime familjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të paqarta në orët e para të së hënës.