Zogaj: Nëse ‘exit poll’-et do ta jepnin Pecin me 58 për qind e pastaj të barazohej rezultati, LV-ja do të thoshte se zgjedhjet janë vjedhur

14 tetor 2025 | 16:16

Analisti Petrit Zogaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të pretendonte se janë vjedhur zgjedhjet, nëse “exit poll”-et do ta nxirrnin kandidatin e LV-së, Faton Pecin fitues në Mitrovicë me 58 për qind, siç ishte rasti me Arian Tahirin, kandidatin e PDK-së.

Zogaj ka thënë se kryetari i LV-së, Albin Kurti, i cili ka kërkuar hetimin e kompanive që bënë “exit poll”-et po bën akuza meqenëse rezultati doli ndryshe.

“Sikur exitpollet do ta jepnin LV/Fatonin me 58%, e PDK/Arianin me 35%, e ne fund të dilte rezultati kështu baras, sikurse tash, LV do të thoshte që zgjedhjet janë vjedhur. E meqë nuk e kanë atë situatë, po i akuzojnë exitpollet”, ka shkruar Zogaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…