Zogaj: S’është punë me e kapë përgjegjësia liderin, çfarë mashtruesi

26 tetor 2021 | 15:25

Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili ka deklaruar se Qeveria e tij nuk ka faj për rritjen e çmimeve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri ka ndryshuar qëndrimet për çmimeve.

“Kur jam në opozitë, qeveria është fajtore për rritje të çmimeve dhe shtrenjtim  të jetesës. Ndërsa, kur jam në pushtet, kritiket e qeverisë janë fajtorë për rritje të çmimeve. S’është punë me e kapë përgjegjësia liderin. Çfarë mashtruesi”, ka shkruar Zogaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me çekan, vida, vinça- kjo është përditshmëria e Elvira Ismailit,…