“Zonja e Vjetër” i dëshiron fat Edon Zhegrovës në përballjen me Sllovakinë
26 mars 2026
| 16:26
Juventus i ka uruar fat futbollistit të saj Edon Zhegrova, i cili sonte do të luajë me kombëtaren e Kosovës kundër Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
“Paç fat Edon”, shkruan “Zonja e Vjetër” në platformën “X”.
Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Bratisllavë.
Në rast të fitores, “Dardanët” do të luajnë në finalen e madhe më 31 mars kundër fituesit të ndeshjes Turqi/Rumani.



